Gëzimi, vëllai që akuzon në “Shihemi në Gjyq” 4 motrat e tij, rrëfen edhe ngjarje tronditëse për to teksa përballë ka njërën prej tyre, Verën.
Deklaratat e tij të forta kanë habitur publikun e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan sepse ai thotë
se motrat e tij kanë lindur fëmijë të paligjshëm me burra të martuar, kanë kryer aborte dhe kanë patur marrëdhënie jashtëmartesore.
Gëzim: Këto motrat e mia e kanë zanafillën qysh kohë më përpara që janë të këqija sepse kjo motra e madhe qëkur ka qenë 15 vjeçe,
u caktua në Rinas atje, bëri dashuri me një mësues tjetër se ishte arsimtare gjoja, ngeli me barrë dhe e dështoi. Kur vjen fundi, nuk e di si e mbanin arsimtare atë.
Ardit Gjebrea: Po pse, çfarë të keqe ka të dashurosh?
Gëzim: Të dashurosh, të mbash… ai ishte burrë i martuar! Edhe sot e kësaj dite unë e mbaj mend emrin se isha 10 vjeç…
Ardit Gjebrea: Mos e thuaj, mos e thuaj.
Gëzim: Në atë kohë e kishin të vështirë dhe opinioni ishte shumë goditës, “e dështoi k*pilin, iku!” Kurse kjo motra e dytë shkoi 38 vjeçe dhe nuk bënte fëmijë dhe i tha motrës së madhe:
Ky plakushi im nuk bën fëmijë, mua po më ikën mosha. I tha kjo e madhja se kishte eksperiencë kjo, “po ti dashnorin e ke në Durrës, shko bëj dashuri me atë, ngel me barrë dhe e zgjidh muhabetin”.
Vera: Ç’janë këto muhabete që bën ti?
Gëzim: Zoti është i madh, e mbajti fëmijën deri në 8 muaj e gjysmë dhe vdiq fëmija. Doli, se fëmija i vdekur dilka më zor se ai i gjalli dhe këto janë motrat e mia.