Si voton diaspora? 2 minuta pune! Ja hapat që duhet të ndjekin emigrantët për të votuar

Për herë të parë në zgjedhjet e pranverës emigrantët do të votojnë në vendin ku ata jetojnë. Më 11 janar nis procesi i aplikimit për regjistrimin e votuesve nga jashtë dhe platforma online e ka kaluar testin e KQZ dhe është gati.

“Pavarësisht faktin se akti i fundit për votim nga jashtë nuk u miratua nga Komisioni Rregullator, mendoj që është hapur rruga votimit nga jashtë dhe me datë 11 janar fillon procesi i regjistrimit të këtyre votuesve, proces i cili përfundon në datën 4 mars”, shprehet Celibashi.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tregon për Top Channel hapat që një emigrant duhet te ndjekë për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 2025.

Të shtënat me armë teksa qyteti ishte në errësirë, zbulohet çfarë ndodhi në Vlorë

“Fillimisht duhet të hapë një llogari, si në platformat e tjera të internetit, nëpërmjet depozitimit në të të dhënave të tij si: nr.personal, nr i telefonit dhe pamje të fytyrës së tij. Pasi ka krijuar llogarinë e tij, ky votues do duhet të ngarkojë dokumentin e identifikimit në platforme dhe një dokument që do i shkojë fleta e votimit”, shton kreu i KQZ.

Platforma online për regjistrimin e diasporës ka kushtuar 2.2 milionë euro dhe KQZ përjashton çdo mundësi për sulm kibernetik të sistemit.

“Platforma ofron të gjitha garancitë që mund të ofroje ndaj ndërhyrjeve të jashtme, prapë kemi marr masa që edhe nëse ndodh një situatë e tillë të mos krijohen dëme të pariparueshme si humbje e të dhënave, asgjësim apo keqpërdorim të dhënave”, shton ai.

Kolapsi për disa orë në 7 qytete të vendit/ Ja pse u ndërpre energjia, rikthimi vetëm për spitalet dhe kopshtet
Viti u mbyll pa konsensus sa i takon numërimit te votës së diasporës, por për kreun e KQZ është e mundur gjetja e një formulë konsensuale.

“Është me vend te zhvillojmë gjithë konsultimet e mundshme, me të gjithë forcat politike për të gjetur një formulë që i garanton atyre besimin në proces”, përfundon Celibashi.

Në horizont ende nuk ka dakordësi as për implementimin e votimit elektronik në qarkun e Tiranës, por Komisioneri beson se ka ende kohë për një zgjidhje të pranueshme edhe për opozitarët.