Si ia bën kur te bëhet me një mashkull se je beqare! Egla e papare ndaj komentuesit: E di se si tja

Aktorja e njohur, Egla Ceno, herë pas here vendos që t’u kthejë përgjigje pyetjeve apo edhe komenteve që ndjekësit e saj i bëjnë në rrjetet sociale.

Pak ditë më parë, dikush e ka pyetur fituesen e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, në lidhje me beqarinë.

“Një pyetje kam, përse beqaria është kthyer në monotomi? Dhe si ja bën një femër kur ka epsh???? Dhe nuk ka një mashkull në krah????”, i ka shkruar një ndjekës.

Në fakt Egla nuk i ka kthyer përgjigje këtij komenti, por ka treguar se pse vendosi që t’a postonte në “Instastory”.

“Qëllimi im i vetëm kur postoj k’si lloj komentesh është që të ndaj nivelin absurd të vetëdijes dhe pandjeshmërisë njerëzore në shoqërinë tonë. Ju e dini që jam një grua e “vaksinuar” ndaj injorancës në përgjithësi dhe personalisht nuk më prek asgjë që thuhet nëpër rrjetet sociale. Shkrihem së qeshuri por edhe tmerrohem… se injoranca të bën gjëmën!

P.S., këtë pyetje ekzistencialiste edhe vet Nietzsche do e kishte zili”, shkruan aktorja e njohur në postimin e saj në “Instastory”.

Ndërkohë kujtojmë se Egla Cenon e shohim në ekranin e Top Channel çdo të shtunë, si pjesë e panelit të emisionit “Goca dhe Gra”.