Iftuar në emisionin e sotëm të “Big Brother Radio” në Top Albania Radio me Elona Duro ka qenë Xum Allushi. Ai është një personazh i njohur publik për shikueshmërinë e tij në rrjete sociale, falë videove humoristike që bën ndër vite.
Gjithashtu, Xumi ishte pjesë e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, por që rrugëtimi i tij u mbyll të martën, falë nominimit kokë më kokë me Eglin pas hapjes së Kutisë së Pandorës.
I pyetur nga Elona nëse pjesën më të madhe të kohës ai ka qenë në aktrim dhe energjia e tij ka qenë ndryshe, Xumi u përgjigj:
Sigurisht që po. Pasi dola nga Big Brother, në intervistën e parë kam sqaruar dhe kam thënë që penalizimi im i vetëm ishte që kam qenë më i vërtetë se i vërteti. Po thoja në lidhje me ndjenjën time, në lidhje me atë që shprehja, në lidhje me kauzën time. Gjëja tjetër që unë kam qenë në aktrim është se kam qenë gjatë gjithë kohës, unë e dija që do u bënte ky boom i madh. E kisha sikur e kisha parë që çdo gjë do bëhej virale, do bëhej meme. Që momentin që do bëja një lëvizje, unë me atë lëvizje kisha menduar 50 lloje të ndryshme memesh.
Më pas në studio, ai ka imituar disa personazhe të BBV si Laertin, G Banin dhe Gjestin, duke shkaktuar çaste gazmore për dëgjuesit e TAR. Lidhur me Gjestin, cili është mendimi i tij i sinqertë për të?
Është djalë shumë i mirë. Është djalë me zemër shumë të mirë. Unë kam qenë një nga banorët e parë që e ka mikpritur. Është djalë me vlera. Duket që nuk është njeri katil, por është shumë lojtar. E vetmja gjë e keqe e Gjestit është se thotë vetëm 10 fjalë që i përsërit gjithë ditën.