Po me vriste babin e vellain se unë i kisha hequr… drejtori i Bashkise Kukes tregon pse qelloi kusherinin e Kryetarit

Sebastian Muçmata, 25 vjeç, banues në Kukës, është i riu që mbrëmjen e të mërkurës, 19 shkurt, u vetëdorëzua në Komisariatin e Policisë Kukës, pasi këta të fundit e shpallën në kërkim si autorin e dyshuar për plagosjen e 29-vjeçarit, Elvis Halilaj në fshatin Bicaj.

Me vete ai mbante edhe armën e zjarrit tip pistoletë, që dyshohet se e ka përdorur në këtë ngjarje.

Sebastian Muçmata, vëllai i Zenel Muçmatës që mban postin e drejtorit të shërbimeve në bashkinë Kukës.

I plagosuri Elvis Halilaj është kushëriri i kryebashkiakut të Kukësit, Albert Halilaj,

Burimet kanë zbuluar edhe dëshminë e parë të dhënë para efektivëve ku i riu ka dëshmuar se konflikti nisi për shkak të detyrës së vëllait të Elvis Halilajt.

“Me faktin dhe akuzën u njoha dhe për sa më pyesni dhe më akuzoni kam për të shtuar se nuk kam shkuar për të vrarë njeri, por në momentin që kam shkuar, aty Qerimi (vëllai i të plagosurit) i ka drejtuar armën babait tim Izetit (Muçmata), në këto momente kam shkuar menjëherë te makina dhe kam marrë një armë tip pistoletë që e kisha në bagazh dhe kam qëlluar në drejtim të rrugës ku ishin dy vëllezërit Qerimi dhe Elvisi Halilaj, po të kisha qëllim për t’i vrarë unë e kisha atë mundësi, por nuk kam pasur qëllim vrasjen e asnjë personi. Unë, kur kam mësuar se pikërisht shtetasit Qerim e Elvis Halilaj kishin rrahur sot te agjencia e Bicajve vëllanë tim Zenelin, i cili ka ngelur pa ndjenja i shtrirë në tokë”.

Ky konflikt ka filluar për shkak të detyrës së Zenel Muçmatës, i cili punon në Bashki në funksionin e Drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Elvis Halilaj pretendon se ka ndikuar ose ka ndërhyrë drejtpërdrejtë për largimin nga puna të Elvis Halilajt.