Shqiptari merr përpara policët në Itali

Kjo ngjarje ka ndodhur në Parma, Itali, dhe pamjet e saj janë përhapur me shpejtësi në mediat fqinje.

Sipas raportimeve, djali që drejtonte automjetin tip “BMW” është me origjinë shqiptare. Në video duket se ai refuzon t’i bindej urdhrit të karabinjerëve për të ndaluar, dhe në një moment tenton t’i godasë ata me makinën e tij.

Shoferi i një autobusi, që ndodhej aty, ndërhyn për të bllokuar rrugën e tij. Më pas, policët e nxjerrin shqiptarin nga makina dhe e shtrijnë në tokë, duke i vendosur prangat.

Fatmirësisht, efektivët e policisë nuk kanë pësuar lëndime të rënda.