Kryeministri Edi Rama nga Hungaria tregoi lajmin e mirë duke deklaruar se Shqipëria vitin e ardhshëm do të organizojë Samitin e radhës të Komunitetit Politik Europian.
“Shqiperia po merr stafetën për takimin e ardhshëm të Komunitetit Politik Europian në Shqipëri, gjysmën e parë të vitet që vjen.
Ka shumë gjëra për tu diskutuar. Ndryshimi i klimës është i kudogjendur dhe në krye të përparësive të vendeve europiane. Jemi krenarë ta mikpresim këtë takim”, tha Rama nga Hungaria.
Kjo nuk është hera e parë që Shqipërisë i besohet nga Bashkimi Europian të organizojë një Samit të përmasave të mëdha duke sjellë në Tiranë liderët e gjithë Europës.