Gjate festes se tyre morën shumë vëmendje, dedikimet, surprizat, dhuratat e darkat romantike të çifteve të famshëm shqiptarë të cilët zgjodhën t’i ndajnë edhe me ndjekësit.
Ndërsa këngëtari Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij Andrra Destani, atë ditë e shijuan në privatësi dhe nuk zbuluan si e festuan.
Megjithatë për “Thumb”, Sinani për herë të parë ka treguar detajet e natës duke u shprehur se ai dhe Andrra shkuan në hotel.
“Hëngrëm darkë, pimë një gotë verë. Shkojmë në ndonjë hotel të mirë, jo në shtëpi se është monoton. U ngjitëm lart në hotel, u futëm në dhomë. Zhvishemi se jemi të lodhur, bëjmë një dush, shtrihemi në krevat…piiiip”, tregoi këngëtari.
PANORAMA PLUS