Shkonte me vellain e burrit? Lisaveta tregon cfare i bëri burri me motren te Eni Cobani

“Ka një mesazh për ty” vijoi me rastin e një gruaje të re, nënë e dy fëmijëve e cila ka qenë në të kaluarën, pre e dhunës në familje. Ajo ka pasur një martesë 14-vjeçare ku është dhunuar vazhdimisht dhe sistematikisht nga bashkëshorti i saj.

Lisaveta ka bërë kompromis me këtë gjë për hir të fëmijëve, dhe për shkak të mentalitetit në zonën ku jetonte. Megjithatë ajo sot jeton e qetë me fëmijët e saj, dhe ka ardhur në studio për të falënderuar motrën Dashurien.

Lisaveta: Unë jam Lisaveta, kam lindur në Pogradec, rritur në një fshat të Lushnjës, dhe martuar po në një fshat të Lushnjës. Nga kjo martesë unë kam dy fëmijë por për fat të keq, martesa ime nuk rezultoi e suksesshme. Përfundoi për 14 vjet martesa.

Ardit Gjebrea: Pas 14 vjetësh, përfundoi gjithçka. Pse?

Lisaveta: Arsyet janë të shumta. Ai që në fillim ishte një person jo i dashur, jo i respektueshëm. Nuk humbiste asnjë rast pa më ofenduar qoftë edhe në sy të njerëzve. Vazhdova me të për shkak të paragjykimeve, mendoja se çfarë do të thonin njerëzit. Ishte e papranueshme që unë të divorcohesha. Kisha hallin e prindërve të mi dhe të mentalitetit përreth. Ishte shumë e vështirë Ardit. Një rast që ishte i patolerueshëm, ishte në dasmën e një kushërires sime. Ishim në valle, mami, motra edhe unë. Duke kërcyer, në dasmë. Dhe ai ngrihet më tërheq nga krahu, më thotë dil nga vallja ose do të të hedh nga kati i dytë.
Ardit Gjebrea: Po pse?

Lisaveta: Për shkak se erdhi burri i motrës më kapi mua për dore në valle. Siç ishin motrat me radhë, unë isha e fundit, e vogla. Dhe ai erdhi në fund, mbas meje. Për këtë gjë, ai erdhi më nxorri mua nga vallja, më tha dil ose do të të hedh nga kati i dytë. Dhe unë e lë vallen, ulem. Ai nuk u mjaftua me aq. Filloi pastaj, më gjuante me shkelma, thoshte mos e ngri kokën, shiko vetëm pjatën. Dhe në momentin që mbaron vallja dhe ulet burri i motrës, ai i thotë: me ty s’dua të kem të bëj më fare! As për gëzim as për hidhërim. Për vite me radhë unë nuk kam folur me motrën time.

Pastaj dhuna vazhdonte, psikologjike, fizike. Për vite me radhë nuk kam pasur kontakte me motrën e madhe. Edhe kur linda djalin, unë bëra drekë, ajo nuk ishte e pranishme. Ishte një gjë shumë e dhimbshme por nuk e shmangnim dot. Pastaj filluan konfliktet, sa vinin dhe rëndoheshin. Paragjykimet ishin të shumta. Ai ishte emigrant në Greqi, kur vinte njerëzit fillonin i flisnin atij. Kam qenë 6 muajshe shtatëzënë, nuk e di se çfarë i kishin thënë njerëzit, dhe ai më kap për fyti, më rrëzon. Dyshonte se fëmija në bark nuk ishte i tij. Edhe në sy të të tjerëve nuk përtonte të më dhunonte. Nuk linte rast pa më ofenduar dhe pa më poshtëruar.

Ardit Gjebrea: Familja jote çfarë bëntë ndërkohë?

Lisaveta: Familja ime rrinte e tërhequr Ardit. Babai ndërhynte, vinte e këshillonte. I jepte fjalën, një ditë, dy ditë ndryshonte, të tretën fillonte prapë. Por guximin nuk e merrja që të ikja që aty. Nuk mund të ikja për hir të fëmijëve.

I pari që erdhi në jetë ishte djali. Quhet Arsen. Arseni ka qenë prezent në sjelljet e të atit.

Ardit Gjebrea: Si e jetonte këtë sjelljen e babait ndaj nënës së tij?

Lisaveta: Ai e jetonte shumë keq Ardit. Kohët e fundit ai po rritej po kuptonte më shumë. Sa herë vinte i ati nga puna, ai mbulonte kokën, bënte sikur po flinte. O ma erdhi babi më thoshte, mos i thuaj që unë jam zgjuar. Sepse nuk e duroj dot thoshte kur bërtet. Dhe nga mësimet, ra. Ka qenë nxënës shumë i mirë.

Pastaj erdhi edhe vajza në jetë, fëmija i dytë. Prapë mendova se gjërat do të rregulloheshin, me ardhjen e fëmijës së dytë, por ndodhi e kundërta. Gjërat u përkeqsuan.

Ardit Gjebrea: Cili ishte momenti që ti vendose të ndahesh?

Lisaveta: Ka qenë një moment, kur ky më ka përzënë në orën 10.30 të darkës, sepse unë kisha lyer flokët pa lejen e atij. Dhe vjen fillon konfliktet dhe debatet. Pse ke lyer flokët, kush të dha leje, pa më thënë mua, pa lejen time. I thashë që bojën ma ka blerë djali dhe më tha “ma nuk ti shoh dot flokët pa lyer, dua që t’i lyesh”. Dhe unë për t’i plotësuar dëshirën djalit, i leva.

Ai ishte mësuar që unë t’i merrja leje për çdo gjë atij. Më thotë mua zhduku shporru dhe i merr të gjitha rrobat që më kishte blerë ai, i hedh nga dritarja. Më thotë zhduku tani, me gjithë fëmijët e tu, më tha.

Unë u largova të nësermen në mëngjes, mora fëmijët dhe rrobat e mia. Por ai dërgonte nënën të më lutej. Më lutej që unë të kthehesha. I dhashë edhe një mundësi. Por torturat vazhdonin. Ika përsëri dhe pas shumë mundimesh arrita të marr fëmijët me vete, pasi familja e tij nuk më lejonte. Gjykata m’i dha në kujdestari të përkohshme derisa divorci përfundoi.

Ardit Gjebrea: Më trego pak, për çfarë e ke thirrur motrën sot?

Lisaveta: Motrën e kam thirrur, sepse ajo ishte mbështetja ime më e madhe. Ajo është një përkrahje qoftë shpirtërore, qoftë morale. Ajo ka qenë një ndihmë e jashtëzakonshme për mua, dhe unë dua ta falënderoj shumë, sepse nëse unë jam kjo që jam sot, vjen vetëm falë saj.

Unë u zhvendosa në Durrës. Fillimet ishin të vështira, por motra dhe familja e saj më ndihmonin shumë.

Mesazhi në studio: E dashur motër, të falendëroj që ti ke ardhur këtu sot, dhe dua të të falënderoj me gjithë shpirt, për gjithçka që ti ke bërë për mua. Ty edhe familjen tënde, sepse keni qenë një mbështetje shumë e madhe për mua, në momentet më të vështira të jetës sime. Unë sot kisha ftuar edhe burrin tënd, Shkëlqimin, për ta falënderuar edhe atë. Doja t’i thoja edhe diçka tjetër, që ai të vijë më shpesh në shtëpinë timë. Ai është distancuar. Kjo ndoshta edhe për shkak të paragjykimeve të shumta. Do t’i kërkoja që edhe të të lejonte ty të vije pak më shpesh, dhe fëmijët në shtëpinë time. Ju e dini që unë vetëm juve ju kam.

Motra e Lisavetës, Dashurie: Të premtoj që do të bëj më shumë se ç’kam bërë. Do të të ndihmoj me aq sa mundësi kam, besoj se do t’ia dalim.

Lisaveta: Unë dua vetëm prezencën tuaj, asgjë tjetër.

Mes shumë emocionesh Dashuria i premton motrës që do ta ketë gjithmonë mbështetjen e saj./tvklan.al