Ka shkuar në tre numri i viktimave nga atentati mafioz i ndodhur ditën e kësaj të mërkure në Dobraç të Shkodrës.
Sipas informacioneve paraprake, dy prej viktimave janë një çift bashkëshortësh që ndodheshin rastësisht në vendin e ngjarjes.
Ndërsa shënjestër e atentatit dhe njëkohësisht viktimë, ka mbetur Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, fis i njohur për përplasjen e përgjakshme me fisin e Bajrave në Shkodër.
Ndërsa 32-vjeçari Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të Partisë Demokratike Xhemal Bushati ka mbetur i plagosur rëndë, por eshte konfirmuar i vdekur. Arlind Bushati kishte denoncuar më herët gjatë këtij viti një tentativë për atentat ndaj tij.
Përplasja mes fiseve Bajri dhe Lici në Shkodër ka shkaktuar të paktën 10 viktima gjatë viteve të fundit.