Erdhi fundi i bandave ne Shkoder! Klodiana Lala trondit: SPAKU ka hyre fuqishem, pritet te

Pak ditë pas vdekjes së 4 personave në Shkodër, dy në një atentat me armë zjarri dhe dy viktima të rrethanave, Prokuroria e Shkodrës shpalli moskompetencën për çështjen, duke ia lënë në dorë SPAK-ut.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi se Prokurorët e Posaçëm të cilët kanë marrë në dorë tashme “Masakrën e Dobraçit” janë duke hetuar çështjen.

Ajo theksoi se do të ngrihet një grup i posaçëm hetimor për ngjarjen, të konsideruar nga më të rëndat në Shkodër, jo vetëm nga mënyra si u krye, por edhe se ka dyshime të forta se mund të parandalohej.

Hamza Lici dhe Arlind Bushati u vranë pasditen e 30 tetorit në një pritë me armë zjarri në Dobraç. Flutura Basha dhe bashkëshorti i saj Bashkim Bashaudhëtonin me motor u aksidentuan për shkak të vrasjes. Gruaja humbi jetën në vend, ndërsa bashkë shorti i saj pak ditë më pas në spital.

“Të paktën tre persona dyshohet të kenë qenë në automjetin Range Rover-in që u përdor në vrasje dhe më pas u shkrumbua në periferi të Shkodrës, e po ashtu ashpërsia me të cilën është vepruar dhe mënyra se si autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, ka dyshime thonë prokurorët e Shkodrës se pas kësaj ngjarjeje fshihet një grup i strukturuar krimina. Janë 20 të vrarë mes fiseve Lici dhe Bajri në Shkodër nga viti 2018 që janë në një përplasje të fortë.

Arlind Bushati para se të ekzekutohet kishte denoncuar në polici se ishte kërcënuar, por pavarësisht kësaj nuk ishte marrë asnjë masë për mbrojtjen e tij. Sfida e parë për prokurorët e Posaçëm do jetë identifikimi i personit të tretë që mund të ketë qenë në makinën e viktimave. Edhe pse dyshohet se ka qenë Ibrahim Lici, nuk është konfirmuar nga prokurorët e Shkodrës. Prokurorët e posaçëm konfirmojnë se do të bashkojnë disa dosje hetimore që kanë lidhje me vrasjet dhe atentatet në Shkodër pas 2018 e në vjim që dyshohet se janë kryer nga të njëjtat grupe kriminale dhe ekzekutorë.

Në makinën ku u vranë Hamza Lici dhe Arlind Bushati janë gjetur tre armë, një prej tyre në sedilen e pasme. Po kështu janë gjetur gjurmë të gjakut në sedilen e pasme të automjetit çka konfirmon se personi i tretë ka mbetur i plagosur dhe kjo gjë ka sjellë kontrolle në klinika private shëndetësore.

Ka dy mënyra për t’u identifikuar dhe konfirmuar zyrtarisht, janë shenjat e gishtave, për këtë gjë po kryhen ende analiza. Është përftuar ky profil ADN-je, por nuk ka matërial krahasues. Prokurorët Shqiptarë mund të bashkëpunojnë me prokurorët turq që kanë të dhëna për Ibrahim Licin; Ndërkohë që prova tjetër është shfaqja e një personi në pamjet e kamerave të sigurisë pak minuta pas masakrës”, raportoi Lala.