Qeveria ka rishpallur zyrtarisht koncesionin e shumë debatuar të rrugës, Milot-Balldren.
Një njoftim i beftë në Agjencinë e Prokurimit Publik lajmëron nismën e Ministrisë së Infrastrukturës, e drejtuar nga zv.kryeministrja, Belinda Balluku.
Që aksioni kundër informalitetit të mos sabotohet, një rast nga Kukësi na vjen në ndihmë!
Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, procedurat janë hedhur në APP dhe në javët në vijim do të priten oferta nga firmat e interesuara.
Por, ajo që bie në sy është se i gjithë segmenti me një gjatësi prej 17.2 kilometrash do të jetë me pagesë.
Rruga është një zgjatim i aksit Kashar-Thumanë, ku koncesionari po bëhet gati të vjelë taksën, pas dështimit të tentativës së parë.
Por këto dy akse nuk janë të vetmet me pagesë, pasi taksë ka edhe Rruga e Kombit.
Dokumenti i mësipërm është njoftimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, i publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik ditët e fundit.
AI ka një objekt të procedurës së prokurimit, “Për dhënien me koncension të segmentit rrugor Milot-Balldre”.
Në fakt, në këtë dokument të shkurtër shkruhet se “fondi limit është 0.00 lekë”.
Rindërtimi përfundoi në duart e njerëzve që kanë probleme me ligjin
Pra, një rrugë që do të ndërtohet tërësisht nga fondet e firmave private, por që këta të fundit do t’i marrin duhet vendosur edhe një taksë për përdoruesit.
Një skemë e ngjashme me Kashar-Thumanë, madje privatët edhe nëse nuk plotësohen nga taksat fitimet i kanë të garantuara.
Mësohet se koha e zhvillimit të tenderit është në muajin dhjetor, muaj kur hapen procedurat më të mëdha të rrugëve në Shqipëri, si për të kurorëzuar “sukseset” e qeverisë, në dhënien e koncesioneve të shumë debatuar.
Në dokument shkruhet se bëhet fjalë për ndërtime, themele dhe punime terreni për autostrada.
Qeveria rishpall zyrtarisht koncesionin e rrugës Milot-Balldren, rruga 17.2
Faksimile: Njoftimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në vitin 2018, për dhënien me koncesion të rrugës Milot – Balldre
Në vitin 2018, qeveria hapi për herë të parë tenderin për koncesionin e rrugës Milot-Balldre.
Segmenti ka një gjatësi prej 17.2 kilometër i gjatë dhe fillimisht kishte një kosto ndërtimi 161.5 milionë euro.
Edhe në atë kohë, vepra do të ndërtohej me fondet e kompanive private dhe më pas qeveria do e paguante atë me këste për 13 vite.
Rruga shtrihet përgjatë aksit ekzistues që lidh Milotin me qytetin e Lezhës.
Më pas ajo devijon si rrugë plotësisht e re, nga nyja e qytetit të Lezhës deri në Balldren, ku lidhet me rrugën ekzistuese në drejtim të Shkodrës.
Në atë kohë, projekti u iniciua pas një propozimi të pakërkuar të kompanisë A.N.K dhe në tetor 2018, firma fitoi procedurën konkurruese për këtë koncesion.
Vlera e ndërtimit dhe mirëmbajtjes ishte 161.5 milionë euro. Por, pas një rinegocimi pa garë, vlera e kontratës u rrit në 213 mln euro pa TVSH, ose 256 mln euro me TVSH, për një gjatësi prej 17.2 km.
Pas shpalljes së fituesit, pati debate në lidhje me kapacitetet e firmës fituese për ta ndërtuar.
Në muajin dhjetor të vitit 2019, ish zv/kryeministri Erion Braçe deklaroi se ky koncesion është anuluar, pasi “kompania nuk iu përgjigj dot kontratës”.
“A e dini sa janë të gjitha këto që po bërtet opozita? Fatura për PPP është 8.2 miliardë lekë në vit. Për çfarë po bëhet zhurma? Milot-Balldre nuk do të bëhet! Kompania nuk i përgjigjet dot kontratës. Pse e stisin për çfarë po e thonë tani? Kemi deklaruar prej 1 muaji që kjo s’do bëhet…pse po bërtasin për Milot-Balldre”, tha Braçe.
Ndërkohë, aktualisht qeveria e rihapi këtë procedurë me një tjetër formulë, pa mbështetje buxhetore dhe kompania do e ndërtojë rrugën me paratë e veta dhe do të fitojë të ardhura nga tarifa e kalimit.
Pra, do të jetë rrugë me pagesë!
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.