Sali Berisha për gazetën greke: Bollano dhe Beleri, 2 njerëzit më të ndershëm në Shqipëri. Greqisë do i kthej detin që i takon, dhe

TIRANË-Ish-kryeministri njëherësh Kryedemokrati Sali Berisha ka dhënë një intervistë për gazetën greke “Manifesto”.

Gjatë bisedës, Berisha ka folur edhe për Fredi Belerin, duke thënë se ky i fundit është arrestuar me fakte plotësisht të rreme dhe të fabrikuara.

“Është e njohur (në rajon), që për vite të tëra nuk ka pasur probleme. Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, ishte një njeri shumë i ndershëm dhe mbrojti me rigorozitet interesin e komunitetit. Dhe nuk kishte asnjë ankesë. Zhvillimi ose jo i pronave është në vullnetin e pronarëve. Por askush nuk i kërcënonte ata, as nuk përpiqej t’u merrte tokën. Tani, është vetë Edi Rama me mafien e tij dhe bën gjithçka atje. Nëse e keni parë, Beleri u arrestua me fakte plotësisht të rreme dhe të fabrikuara, sepse nuk i lejoi Ramës të kishte Kanionin e Gjipesë. Ky kanion, i cili fillon nga Dhërmiu dhe përfundon në një gji të mrekullueshëm në detin Jon, është një nga më të famshmit në botë.”- shprehet Berisha.

Më tej kreu i PD-së është ndalur edhe tek çështja e zonave detare. Sa i takon përcaktimit të zonave detare që nënshkruan qeveritë Karamanlis – Berisha në vitin 2009, Berisha ia hedh fajin zotit Rama, i cili “për shkak të të tretëve dhe për interesat e tij, ushtroi presion dhe rrëzoi marrëveshjen”, të cilën e quajti “marrëveshjen më të mirë”.

“Ishte një marrëveshje win-win. Sigurisht, nuk kishte arsye që as Greqia as Shqipëria të humbnin.”-deklaron Berisha./tomanifesto/Radar.al