Një fermer 38-vjeçar humbi jetën tragjikisht në Rusi, pasi një gropë gjigante u hap papritur dhe përpiu autokombajnën e tij në fshatin Russkiy Melkhituy, rajoni i Irkutskut.
Autokombajna u ‘përpi’ brenda kraterit me thellësi 10 metra, duke mos i dhënë fermerit fatkeq asnjë mundësi për të shpëtuar.
Gropat e tilla, të njohura si “sinkhole”, formohen kur toka shembet mbi boshllëqe të krijuara nën sipërfaqen e saj, shpesh pa paralajmërim dhe pa shenja të dukshme. Ato mund të ndodhin për shkak të ndryshimeve natyrore në terren ose për shkak të aktivitetit njerëzor.
Ndërkohë, rreth 400 milje larg këtij incidenti, një tjetër krater gjigant i quajtur ‘Porta e Ferrit’, u zgjerua në mënyrë të frikshme pranë disa shtëpive të pushimit në një resort skish. Kjo gropë fillimisht u hap në dhjetor 2022 mbi një minierë hekuri dhe është tashmë një atraksion turistik për shkak të përmasave të saj të frikshme.
‘Porta e Ferrit’ është 50 metra e gjerë dhe 180 metra e thellë, duke i bërë njerëzit kuriozë të vizitojnë këtë vend për të parë “ferrin” nga afër.