Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj po dëshmon ditën e sotme në Komisionin Hetimor për koncesionet e Sterilizimit dhe Check-Up-it.
Pas më shumë se 4 muaj në izolim, Beqaj la për disa orë qelinë e burgut.
Sapo u fut në sallën e komisionit, Beqaj habiti jo pak kur largoi shishen e ujit të ofruar nga Kuvendi dhe nxorri nga çanta dy shishe të tjera, një për vete dhe një për avokatin e tij, Ermal Yzeiraj.
Nuk dihet çfarë e ka nxitur ish-ministri për të bërë një gjest të tillë, duke pasur parasysh se kuvendi është i rrethuar me deputetë, gazetarë dhe kamera nga të katër anët.
Beqaj ndodhet pas hekurave që nga data 4 korrik të këtij viti për abuzim me fondet e BE, pasi prej disa kohësh ishte në hetim pasi akuzohet koncesionin e sterilizimit dhe shpërdorimin e fondeve gjatë kohës që drejton te Agjencinë për Koordinimin e ndihmave Europiane.
Ai u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK për koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit.