H*mbën jetën TR*GJIKISHT në Fushë Prezë/ Historia e trishte e 4 V*KTIMAVE te aks*dentit fatal (FOTO)

Një aksident tr*gjik ka ndodhur disa minuta para mesnatës në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, pranë Fushë-Prezës, ku katër të rinj kanë humbur jetën pas një përplasjeje me një betoniere.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se automjeti që drejtohej nga 25-vjeçari Enejdi Laçi është përplasur me një betoniere të drejtuar nga Aleksandër Krrashi, 24 vjeç. Pas përplasjes, automjeti ka shpërthyer në flakë, duke e bërë të pamundur shpëtimin e pasagjerëve dhe drejtuesit të mjetit.

Në automjetin e udhëtarëve, që përfshihej në aksident, ndodheshin katër persona: Enejdi Laçi, 25 vjeç, i cili udhëhoqi mjetin, si dhe tre pasagjerë, të cilët gjithashtu humbën jetën. Ata ishin Erildi Laçi, 20 vjeç, Enrikejd Kurti, 24 vjeç, dhe Andi Laçi, 22 vjeç.

Pas aksidentit, automjeti i viktimave është përfshirë nga flakët, duke i djegur për së gjalli të rinjtë. Ndërkohë, drejtuesi i betonieres, Aleksandër Krrashi, i cili ka qenë në lëvizje me automjetin e tij, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Pas hetimeve dhe ndërhyrjes së forcave të rendit, ai është shoqëruar në komisariat për hetime të mëtejshme.