Egli Tako ka shkaktuar shumë polemika me daljen e saj nga BB, teksa jo pak është duke u aluduar për gjendjen e saj shëndetësore.
“Kryefjala” ka siguruar një foto të Eglit me mikeshen e saj në Palasë në Beach Bar – Sky Sport.
Duket se Egli ka zgjedhur jugun e Shqipërisë për tu shkëputur nga zhurma e BB VIP dhe nga komentet negative, krahas atyre mbështetëse, dhe deklaratave të ndryshme për daljes e saj.
Ajo gjithashtu ka qëndruar larg rrjeteve sociale, duke mos bërë asnjë postim gjatë ditëve të fundit.