Sali Berisha është shprehur se në vitin 2013 është kërcënuar nga kryeministri Edi Rama (atëherë lider i opozitës) se nëse mazhoranca e PD-së së asaj kohe do të kalonte ligjin për votën e emigrantëve në Parlament, PS nuk do të merrte pjesë në zgjedhje.
Berisha tha se kjo ishte arsyeja se ligji për votën e emigrantëve nuk u kalua atë kohë. Gjithashtu Berisha gjithashtu ka bërë thirrje në Kuvend që t’i jepet mundësia për të votuar edhe shqiptarëve të diasporës që nuk disponojnë pasaportë apo letër-njoftim shqiptar.
“Mos të bëjmë spekulime banale të ulëta, të cilat vetëm tregojnë se ku duhet të fshiheni. Kur unë solla ligjin në vitin 2013 për votën e emigrantëve, Edi Rama më kërcënoi në mënyrë të vendosur se, nuk do marrë pjesë në zgjedhje nëse ti e vendos këtë ligjin.
Dhe këtu, janë personat nga ajo kohë, dhe nuk e kaluam. Më në fund, vendimi i Gjykatës Kushtetuese imponoi dhe palët vendosën që të votojnë, pra kemi të bëjmë me një zhvillim të ri. Nuk ka gjë më absurde se sa t’i vësh në diskutim shtetësinë shqiptare një shqiptari, sepse sipas jush, nuk disponon pasaportë apo letërnjoftimin shqiptar. Nuk ka asnjë përcaktim kushtetues për këtë“, tha Berisha.