Se kapen dot te birin! Vr tet per gj kmarrje 67 vjecari ne Mamurras, ja historia e vr sjes se famshme per 250 mije euro

Burimë për News 24 bëjnë me dije se dy djemtë e viktimës janë të akuzuar për masakrën e 2015 në Mamurras.

Pista kryesore që po heton policia është ajo e hasmerisë.

Djali i 67-vjeçarit që u vra sot, ka vrarë një person në vitin 2015 në qendër të Mamurrasit dhe ka plagosur 3 te tjerë.

Bëhet fjalë për Enrik Mamli, i cili ka vrarë Naim Tafën. Ata kanë pasur një konflikt të mbartur nga Italia për 250 mijë euro.

Ngjarja ndodhi në qendër të Mamurrasit, më 23 shtator të vitit 2015, ku mbeti i vrarë Naim Tafa dhe u plagosën rastësisht shtetasit Idriz Tafa dhe Altin Çoku, të cilët gjendeshin, bashkë me shumë persona të tjerë, në zonën e stacionit të trenit.

Konflikti mes autorit dhe viktimës kishte nisur në Itali për një borxh prej 250 mijë eurosh që Enrik Mamli kishte pasur ndaj Tafës për hesape prostitucioni.

NGJARJA E VITIT 2015

Mesditën e 23 shtatorit të vitit 2015, rreth orës 11:30 minuta, Tom Mamli, Paulin Mamli, Enrik (Elton) Mamli kanë rrahur dhe goditur me sende të forta Dorjan Mamlin, pasi ky i fundit kishte ndërhyrë për të negociuar konfliktin që kishte Enrik Mamli me Edmond Tafën, djalin e xhaxhait të Naim Tafës (viktima).

Sipas burimeve, konflikti mes tyre kishte nisur në Itali për një borxh prej 250 mijë eurosh që Enrik Mamli kishte pasur ndaj Tafës për hesape prostitucioni. Gjatë sherrit në lokal, i dëmtuar fizikisht mbeti Dorjan Mamli, i cili ishte qëlluar me grushte e mjete të forta nga kushërinjtë e tij.

Ndërkohë, kur vëllezërit Mamli po largoheshin me mjetin “Range Rover” me targa AA 481 JT, janë përplasur nga mjeti “Benz” me targa AA 077 CN në të cilin lëviznin Gentjan Elezi, Taulant Bebri (Arjan Tafa) dhe Naim Tafa. Këta persona ishin vënë në dijeni të konfliktit të ndodhur në lokal.

Pas përplasjes së automjeteve, personat që ndodheshin në të dyja makinat kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri-tjetrit, ku i vdekur mbeti Naim Tafa, 35 vjeç dhe u plagosën Altin Çoku, 30 vjeç; Idriz Tafa, 59 vjeç; Taulant Bebri (Arjan Tafa), 26 vjeç dhe Besim Xhetani 68 vjeç.

Në atë kohë policia raportoi se Elez Tafa, Besim Xhetani dhe Altin Çoku ishin kalimtarë të rastit dhe nuk kanë pasur asnjë lidhje me ngjarjen në fjalë. P

as masakrës, policia arrestoi Enrik Mamlin, Taulant Bebrin (Arjan Tafa) dhe Dorjan Mamlin. Ndërsa, në kërkim u shpallën Tom Mamli (personi që u prangos me vone pas ngjarjes), Paulin (Roland) Mamli dhe Gentjan Elezi (Tafa).

Në vendin e ngjarjes u sekuestruan 12 gëzhoja fishekësh të armëve të zjarrit, 11 prej të cilave brenda në makinën e Enrik Mamlit.

Kjo makinë u gjet nga policia e braktisur, rreth 300 m larg vendit të ngjarjes në përpjekje për t’u larguar. Gjithashtu, policia sekuestroi një armë zjarri automatik model 56 kalibër 7.62 mm, e përdorur prej Enrik Mamli.

Prokuroria e Kurbinit kërkoi 107 vjet burgim në total për 4 personat e akuzuar për Masakrën e Mamurrasit.

Të pandehurit Elton Mamli dhe Tom Mamli, vëllezër me njëri-tjetrin, në dt. 23.09.2015, kanë zhvilluar një konflikt të ashpër të armatosur me kushërinjtë Gazmir dhe Taulant Tafa, në qendër të Mamurrasit, pranë stacionit të Trenit.

Nga konflikti i armatosur mbeti i vdekur Naim Tafa, i cili ishte i përfshirë në përleshje. Ndërkohë që u plagosën rastësisht shtetasit Idriz Tafa dhe Altin Çoku, të cilët gjendeshin, bashkë me shumë persona të tjerë, në zonën e stacionit të trenit.

Në përfundim të gjykimit, Prokuroria e Kurbinit kërkoi dënimet si më poshtë:

Tom Mamli të dënohet me 33 vjet burgim

Elton Mamli të dënohet me 26 vjet burgim

Gazmir Tafa të dënohet me 24 vjet burgim

Taulant Tafa të dënohet me 24 vjet burgim

Gjithashtu, Prokuroria e Kurbinit kërkoi dënimin me 2 vjet burgim për shtetasin Dorian Mamli, i akuzuar për “Moskallëzim krimi”.