Dashuria e madhe ndaj Eglit mesa duket ka fillluar t’i zbehet dita-ditës. Ditën e sotme Xumi është vënë re teksa ka shpërthyer ashpër ndaj saj duke arritur kështu deri në ofendime.
Xumi shprehet se ‘ajo ka shkelur ndjenjat e tij me këmbë dhe ka shkuar pas fansave të Gjestit sapo pa dronat për të”. Ndërsa përgjatë përplasjes mes tyre e ka cilësuar si bespreme.
Nga ana tjetër Egli i kthehet se ‘ai nuk e mban dot nominimin’ dhe shton se ‘nuk mban një trekëndësh në shtëpi’.
Pjesë nga debati:
Xumi: Ça të bëra, o paterica e shtëpisë?
Egli: Nuk e mban dot nominimin.
Xumi: Ti je paterica e shtëpisë, ça të bëra? Asgjë, vetëm të shpreha ça kisha brenda?
Egli: Je në lojë me nominimesh shoku im, jo në lojë kauzash
Xumi: Vetëm vlerësim të kam treguar. Shyqyr që të erdhi ai, o patericë e shtëpisë e nxore fytyrën. Para 20 ditësh nuk dilje në nominim kokë më kokë, asnjë nuk dilte në nominim me mua, o patericat e shtëpisë. Unë me bukë e di me gurë, ti je femër e pabesë. Kështu do të bësh edhe me këtë/
Debatet e nxehta dhe të forta kanë shpërthyer në gjithë shtëpinë pas Egli Tako çoi veten në nominim me Xum Allushin dhe njëri prej tyre do lërë shtëpinë të martën.
Por sot, gjatë një debati të fortë mes Xumit dhe Eglit, kjo e fundit është surprizuar nga fansat e saj që i kanë dërguar në parashutë. Por jo vetëm kaq, pasi kishin menduar që t’i dërgonin edhe trëndafila që i kanë hedhur në oborr.
E emocionuar, Egli përqafoi Gjestin i cili i thoshte: “T’a ha zemrën. Shumë emocionuese. T’a ha shpirtin”.
Nga ana tjetër Rozana bënte ironi me Xumin të cilit i drejtohej: “Hajde merr pak famë. Ulu, ulu se nuk është droni jot, ulu”.
Ndërkohë Xumi i kundërpërgjigjet: “Mbreti ulet vetëm në front. Mbreti nuk ulet para hienave”.
Në këto momente, Gjesti, Rozana dhe Egli brohorasin me të madhe.