Në podcastin e Arbana Osmanit, sot ishte e ftuar Adriana Matoshi dhe vajza e saj, Kaona Matoshi, protagoniste në filmin “Pasaporta”.
Gjatë bisedës, Arbana zbuloi se para se të bëhej nënë përsëri, për herë të tretë, nuk ishte gati.
“Do ta them një gjë që s’e kam thënë kurrë. Kur kam mbetur shtatzënë me Zoin, me vajzën time, me fëmijën e tretë, nuk isha gati për t’u bërë nënë, prapë, aq shpejt. Kisha dy çunat dhe Zoi ka ardhur surprizë.
Isha në mes të punëve, në mes të Big Brother, kisha shumë stres, kisha programuar dasmën, kisha programuar pushime, kisha kaluar ca vite të vështira që mezi thashë “më në fund, tani u qetësova, do kënaqem, do rri” dhe më pas ngela shtatzënë”.