Detaje të reja tronditëse janë bërë me dije nga ngjarja ekskluzive e zbuluar nga JOQ dje ku Irdi Nasufi 23 vjeç dhe Enea Korreshi 20 vjeç dhunuan brutalisht me gurë duke i çarë kafkën 44-vjeçarit të pafajshëm shurdh-memec Fabjol Hysit.
Të tjera burime ekskluzive për JOQ kanë bërë me dije se viktima u ndoq nga autorët të cilët e futën në një garazh në një ndërtesë trekatëshe pa leje ndërtimi, në pronësi të avokatit Gerti Quka. Pas dhunës brutale, një numër i madh forcash policore u fut në bodrumin e ndërtesës, por se çfarë ndodhi më pas mbetet e paqartë nga Policia e Shtetit e cila fshehu ngjarjen dhe kjo me një motiv.
Enea Korreshi, njëri prej autorëve, u lirua dje nga paraburgimi. Ky i fundit është kushëri i Elton Korreshit, aktualisht nënkryetar i Bashkisë dhe kandidat për deputet i Partisë Socialiste.
Të dy dhunuesit sipas të njëjtave burime për JOQ janë konsumues të lëndëve narkotike dhe banorët i kanë denoncuar disa herë për sjellje problematike, por policia nuk i ka konsideruar veprat e tyre si mjaft të rrezikshme për arrestim.
Megjithatë, as kjo vepër e fundit, e cila përfundoi me një akt dhune makabër, nuk u trajtua me seriozitetin e duhur nga Policia e Shtetit.
Një tjetër element i dyshimtë në këtë histori është lidhja e mundshme me pushtetin. Targa misterioze AB 666 dhe përfshirja e emrave të njohur të politikës, përfshirë Belinda Ballukun, kanë ngjallur dyshime tek qytetarët.
Këto informacione duket se janë tejet të njohura edhe nga vetë qytetarët pas publikimit të lajmit ekskluziv të JOQ, duke vërtetuar dyshimet mbi ndikimin dhe mbrojtjen që kishin dhunuesit nga pushteti.