Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar për primaret e Partisë Demokratike dhe vendet e sigurta që u ka caktuar Berisha aleatëve.
Ylli Rakipi ka pyetur të ftuarit lidhur me këtë strategji dhe a është e dobishme që aleatët të kenë vende të sigurta, pasi mund të dekurajohen dhe të mos punojnë për votat. Ai solli në vëmendje rastin e Agron Dukës, që ka marrë një vend të sigurtë në Durrës nga Berisha, ndërkohë që sot u mësua se i vëllai ka përfituar kullë në Tiranë nga Edi Rama.
Biseda:
Ylli Rakipi: Përshembull Agron Dukës i ka dhënë Berisha një deputet të sigurtë në Durrës. Kur e ka të sigurtë deputetin, a punon Agroni vallë?
Sot doli lajmi që vëllai i Agronit (Armand Duka) me kompaninë e vezëve ka marrë kullën e lartë në Tiranë. Me nje “pulari” merr kullë të lartë me Edi Ramën, pastaj Saliu i jep deputet të sigurtë atij tjetrit (Agron Dukës). Ja këtë e shpjegoni dot ju? Se kështu ndaheshin këtu, njëri vëlla me Ballin, tjeri me partinë. Ecën shumë kjo…
Baton Haxhiu: Ne në Kosovë kemi patur edhe tre vëllezën me tre parti politike…
Preç Zogaj: Këto tregojnë se pluralizmi është fiktiv, i simuluar, e kam patur gjithmonë këtë tezë.
Enton Abilekaj: Në fund fare mbetet dikush janë skemës dhe është i detyruar të denoncojë, liria funksionon në parti. Sado skema të ketë, dikush jashtë skemës denoncon, siç po bëni ju. Problemi është ky, në listat e deputetëve që do të jenë me një listë, për shkak të ndryshimeve kushtetuese, që bëri Rama në mënyrë të njëanshme, do të futen në një logo. Votat, në 2021, që ka marrë PDIU, janë të shpërndara në të gjithë Shqipërinë. Nëse i mbledh, ndoshta i ka merituar. PAA një deputet në gjithë vendin e merr, po ti mbledhës votat në të gjithë vendin, edhe pse zoti Duka ka thënë se nuk do të kandidojë vetë. 4 deputetë do ti marrë Partia e Lirisë. Pastaj do të jenë në listën e hapur që të luftojnë për të marrë deputetë. Kjo skemë në një koalicion, funksionoi edhe në 2021.