Sali Berisha ka marrë një tjetër goditje ditën e sotme pas saltros me primaret në Kavajë, teksa vetë ndodhet në Napoli për takime me emigrantët.
Pasi la jashtë më të votuarin e qarkut, Hysen Kadiun dhe në vend të tij vendosi në listë djalin e xhaxhait të ish-kryebashkiakut socialist, Elvis Rroshi, drejtuesi politik i Kavajës, Fisnik Qosja iu përgjigj ftesës së kryeministrit Rama dhe mori pjesë në një takim me tur-operatorët në Vlorë këtë të dielë.
Ramës nuk i shpëtoi prezenca Fisnik Qoses në takim, teksa e thumboi me disa fjalë.
“Kavaja, kemi patur ca problem me primaret aty. Është kryebashkiaku këtu, e përshëndes. E shoh që je turbulluar nga primaret. Po po, me dy gishta sigurisht. Por themi ta bëjmë edhe Kavajën pjesë të këtij zhvillimi”.7 javë para zgjedhjeve, Berisha po merr mesazhin e qartë nga bastioni i djathtë, Kavaja, Bashkia e së cilës drejtohet nga demokratët, por në zgjedhjet e 11 majit s’do të kenë përfaqësues të tyre për ta votuar.
Kjo është hera e parë që Qosja del nga rreshti i Berishës dhe i përgjigjet ftesave të Ramës. Si kryebashkiak ai ka marrë pjesë dhe në takime të tjera me Ramën.
Kryeministri ditën e sotme zhvilloi një takim me tur-operatorët ku kritikoi mashgtrimet dhe hilet që ata kanë bërë për t’iu shmangur taksave.
“Bëni hile të madhe me deklarimin e netëve të fjetëve. Po ju japim mundësinë e paradeklarimit, nëse nuk doni kontrolle deri në maj, do të paguani detyrimin tek bashkia. Përgatituni, në 2026 s’keni nga lëvizni se do fusim platformën e-visitors”, tha Rama./ Pamfleti