Gerti Gjici, ishte i ftuari i kësaj jave në emisionin “Glamour Zone” në “Ora News”, ku ka treguar më shumë rreth ndarjes nga Saide Buzi, të cilën e njohu në emisionin e dashurisë “Përputhen”.
Gerti: “Unë e kam
të vërtetuar me një video. Ditën që u ndava në mëngjes, i mora telefonin dhe ishte duke folur me një person që kishte lidhje me Noizyn.
Në momentin që unë e lexova, normal Saidja e mori telefonin direkt dhe unë si lexova dot të gjitha. Lexova: “Si u ndjeve për atë që bëre”. Dhe ajo i tha: “Absolutisht mirë”.
Unë doja të shikoja sipër se për çfarë kishte lidhje, se normal ishte emri i Noizy-t. Ajo më mori telefonin. Ajo më thonte ‘jo nuk është asnjë’. Më jep telefonin i thoja. Jo nuk ta jap telefonin më tha.
Këto janë tek video dhe e kam akoma save, e kam këtu. Ajo më thoshte nuk është asnjë, çfarë rëndësie ka për ty se kush është personi më thoshte. Pas kësaj i thash kthehu në Shqipëri, unë nuk pranoj dot të rri me ty. Tradhëtinë nuk e pranoj dot.”