Avokati i Safet Bajrit, Sokol Tahiraj i ka dërguar LIVE mesazh gazetares Klodiana Lalës, duke sqaruar pozicionin e klientit të tij në lidhje me masakrën e Dobraçit.
Gjatë emisionit “Open” në News24, ai theksoi se ndaj Bajrit nuk ka asnjë provë konkrete që ta lidhë me tre ngjarjet kriminale të përmendura nga Prokuroria dhe se ai ka qenë gjithmonë i hapur për të bashkëpunuar me hetimet.
“Më kërkoi avokati i Safet Bajrit të ndërhynte në lidhje. Avokati thotë se nuk ka asnjë provë që e lidh me asnjë grup kriminal thotë Sokol Tahiraj, disa herë i kanë ardhur në shtëpi dhe ka qenë i hapur me hetimin dhe ka qenë i gatshëm të përballet me këtë hetim. Se si lidhen 3 ngjarjet kriminal të ndryshme është cështje e prokurorisë.
Unë e sqarova që s’ka urdhër arrest ndaj tij. Unë po e sqaroj për opinionin publik; Kërkohet një provë e cila sipas prokurorëve mund ta dërgojë tek masakra e Dobracit, është armë, foto, usb apo telefon nuk dihet,” tha Klodiana Lala.
Nga ana tjetër, gazetarja Klodiana Lala tha se Prokuroria është në kërkim të një prove që mund të lidhet me masakrën e Dobraçit.
“Kjo mund të jetë një armë, një fotografi, një USB ose një pajisje elektronike, por ende nuk dihet saktësisht çfarë,” tha ajo.
Ndërkohë, RENEA zhvilloi një aksion të gjerë në orët e para të mëngjesit në Shkodër, duke kontrolluar disa banesa të personave të dyshuar, përfshirë edhe atë të Bajrit, por ai nuk u gjet aty.