“Rrethi jem o mafia” / Si Suel Çela ‘kapi’ gjyqtaren e Tik-Tokut, Enkeleda Kapedani, i ofroi 40 mijë euro: Ti qenke per

21 masat e sigurisë të kërkuara nga SPAK dhe të dhëna nga Gjykata e Posaçme, janë kryefjalë e çdo media në vend për grupin e strukturuar kriminal të bandës së Suel Çelës në Elbasan.

Prokurorët kanë mundur të bien në gjurmët e organizatës kriminale nxitur nga komunikimet në rrjet “SkyECC”. Organizatori i këtij grupi rezulton me lidhje të forta me ish gjyqtarë, prokurorë dhe drejtues të policisë.

Në dosjen hetimore të SPAK ndër të tjera tregohet se si Suel Çela kishte ndërhyrë fort për të bërë të mundur emërimin e Pajtime Fetahut në krye të Gjykatës së Elbasanit.

Fillimisht, sipas dosjes së SPAK, Suela Çela i ofron një makinë 40 mijë euro gjyqtares Enkeleda Kapedani, e shkarkuar nga Vetingu, në këmbim të tërheqjes së saj nga gara për kryetare të gjykatës, me qëllim që kryetare të zgjidhej Pajtime Fetah, e cila ishte nën komandën e plotë të Çelës.

Kapedani e falenderon Suel Çelën dhe shpreh respektin që ka për të, por nuk pranon të tërhiqej nga gara, pasi e konsideronte të rëndësishme karrierën në sistemin e drejtësisë.

Më tej Suel Çela angazhohet bashkë me gjyqtaren Pajtime Fetah dhe kryetarin e gjykatës Zihni Shahu për të kaluar një dosje të tij kriminale për gjykim në duart e Enkeleda Kapedanit, të cilën e kosideron të besueshme dhe në krah të tij, duke ia hequr nga duart gjyqtarit Tomorr Kullolli i cili nuk e kishte marrur përsipër pafajësinë e Çelës.

Dhe kështu ndodh. Tomorr Kullolli jep dorëheqjen, e cila pranohet nga Zihni Shahu. Dosja i kalon Enkeleda Kapedanit sipas porosisë së Suel Çelës.

Me 30 prill 2020, gjyqtarja Enkeleda Kapedani vendos pushimin e çështjes penale në ngarkim të Marjus Lulaj, i cili është Suel Çela.

“Më tha pak dupi. I ka ngel qefi Fates (I referohet Pajtime Fetahut) me ne. Po kjo është apsurde ded, un u bana copash I thashë tib le makinë 40 mi enkeledes vetem per tu tehek na gara.

Ca ka prit me shume ca kemi ndor ne ate se dun koleget e vet… do kishim ba gabim tmeth po tishte rrealizu te terhiqesh enkeleda sepse nuk do ja jepshin voten ksaj se nuk e dun faten shikoje votimin sot ka lan nam vetem voten e vetes vet ka pas asnji vot tjeter… justifikimi ka ndiku pak po ta kuptosh se dun me ate mo ded… ne ja kerkum enkeledes tha kam shum rrespekt per cunat e vlersoj por un kam karrjeren time e kam fitoren e sigurt…

enkeleda kupton seshte si kjo… shikoje pergjigjen ca na ktheu… po ma mir do ishte mos ishim perzi hic… po normal qe ka lobu land edhe ka ba mire se po tja jepte tomi fitonte ajo shur*a… se ca i duheshi vot ksaj torrollinges…”, thuhet në një nga komunikimet e Suel Çelës me Klaus Matishin që i tregon se Enkeleda Kapedani është zgjedhur në krye të Gjykatës së Elbasanit me 4 vota, ndërsa Pajtime Fetahu ka marrë vetëm votën e saj.

Në fakt Enkeleda Kapedani është një emër i njohur edhe për mediat teksa u bë virale për shkak të postimeve të saj në rrjetin social “Tik Tok”. Ajo postonte fotografi të ndryshme nga zyra duke qenë subjekt i medieve në vend.

Megjithatë këtë herë, rezulton se ka refuzuar 40 mijë eurot e Suel Çelës për të liruaru vendin për majën e Gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit.