Rrëfimi prekës i 15-vjeçares perlot Ardit Gjebrean: Ai burrë desh më mori jetën që foshnje

15 vjeçe, por energjia e fuqishme e Luizianës përcillet në çdo fjalë që ajo thotë teksa tregon historinë e jetës së saj në “Ka një mesazh për ty”, Tv.Klan.

Që në prezantimin e saj, moderatori Ardit Gjebrea e nis duke theksuar se vajza erdhi në jetë një fëmijë i dashur nga mamaja por e njëjtja nuk vlente për të atin e saj.

Luiziana gjatë rrëfimit të saj shprehet se personit në fjlaë nuk i ka thënë kurrë “baba” sepse nuk e ka ndier.

Ajo lindi në fshatin Pandajlemon në Finiq ku nëna u martua dhe vuajtjet nisën që në ditët e para të ardhjes së Luizianës në jetë.

Nuk iishte thuajse asnjë ditë që nëna e saj nuk dhunohej nga partneri e për rrjedhojë fëmijës i privohej qumështi i saj dhe i jepej çfarëdo gjendej.

Derisa papritmas Luiziana përfundoi në koma.

Pjesë nga rrëfimi:

Luiziana: Unë kam lindur atje, mamaja ime keqtrajtohej, nuk e lejonin që të më afrohej mua sepse ajo shfrytëzohej sepse ata kishin bagëti dhe e dërgonin atë në mal me bagëtitë. Unë në shtëpi rrija me njerkën e babit sepse ai s’e kishte mamanë e tij dhe nëse mua mamaja më afrohej, do të dhunohej edhe më keq sepse ishte edhe dhuna në familje. Unë nuk jam ushqyer me qumështin e nënës.

Ardit Gjebrea: Po pastaj?

Luiziana: Pastaj unë sëmurem shumë, bie në gjendje kome. Si ta them, do të duket pak… 40-ditëshe unë pija lëng nga gjellërat që bëheshin në shtëpi.

Ardit Gjebrea: Lëng nga gjellërat e ndryshme?

Luiziana: Po, në biberonin tim, si lëng fasuleje për më tepër. Sëmurem, bie në koma. Erdhën edhe nëna me dajën nga Greqia se punonin në Greqi, nga ana e mamit. Aty në spitalin e Sarandës kam ndenjur dy ditë në koma dhe një javë e pesë ditë e shtruar sepse më zgjuan doktorët me zor. Kur dal, kthehem përsëri në fshatin e Pandalemos ku mamaja ime vendosi t’i japë fund asaj lidhejeje kur unë isha 6-muajshe. Vjen nëna me dajën nga Greqia përsëri në Greqi dhe ata vendosën që ne të ikim në Greqi se prindi tjetër nuk tregoi aspak interes që ika unë, nuk u shqetësua fare, më la të lirë. Unë kaloj ilegalisht nga mali dhe daja im rrezikon edhe lirinë e tij për këtë gjë. Atje shkoj në Kestril, më pret dajkla ime, një grua e mrekullueshme, një nënë e mrekullueshme…

Ardit Gjebrea: Kur thua dajkla, është nusja e dajës?

Luiziana: Po, ne i themi dajkla, nusja e dajës ajo është shpirt i shpirtit tim.

Ardit Gjebrea: Ti shkove në shtëpinë e tyre?

Luiziana: Po, shkova. Në moshën 3-vjeçare më fillojnë problemet stomatologjike. Atje daja më shpinte gjithmonë poshtë, në Filat, Janinë, në spitalet më të afërta që të merrja kurim mjekësor. Aty rrija edhe një javë shtruar në spital për shkak të problemeve stomatologjike.

Në Greqi, Luiziana mbaroi dhe kopshtin.

Atëherë nuk e kuptonte ende pse babai nuk ishte aty dhe i bënte përshtypje kur shihte fëmijët e tjerë. Por teksa rritje një ditë, pyeti gjyshen që i tha: “Shpirt i nënës, ai siç kemi ikur ne, ka ikur edhe ai në vend të punojë. Do të vijë të të sjellë ty një çantë të madhe me gjëra. Çanta e as ai s’erdhën kurrë”, kujton Luiziana.

Marrë nga Tv.Klan