Situatë e tensionuar raportohet të jetë krijuar në klasën e autorit të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani pas ngjarjes së rëndë dhe reagimeve.
Burime bëjnë me dije se një nxënës i klasës së të ndjerit Martin Cani, u ka dërguar atyre një mesazh (sms) kërcënuese ku shkruhej “do t’ju shuajmë si klasë!”.
Gjithashtu të njëjtat burime bëjnë me dije se në klasën e autorit Mario Perlleshaj është zhvilluar këtë pasdite një mbledhje me prindër ku tensioni ka mbizotëruar.
Mario Prelleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli.
Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.
Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës.
Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shoku i tij po ashtu i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.