Iu lut mos ta bente se sy te tyre! Ky është shqiptari që vrau gruan në sy të fëmijëve të vegjel ne Gjermani

E reja u dërgua në spital pasi fqinjët lajmëruan policinë dhe ambulancën

Një ngjarje tronditëse ndodhi në Dortmund të Gjermanisë, ku protagonist u bë një shqiptar.

Azem Xhemaili raportohet se i ka marrë jetën bashkëshortes së tij, teksa më tragjik është fakti që 3 fëmijët e çiftit ishin dëshmitarë të krimit.

28-vjeçarja mbeti e plagosur rëndë nga dhuna dhe kanë qenë pikërisht fëmijët që kanë kërkuar ndihmë nga fqinjët duke trokitur në dyert e tyre pas ngjarjes. E reja u dërgua në spital pasi fqinjët lajmëruan policinë dhe ambulancën, por fatkeqësisht, ajo nuk mundi dot t’u mbijetonte plagëve të marra nga goditjet me thikë duke ndërruar jetë në spital.

Pas kryerjes së krimit, autori ka tentuar të largohet drejt Maqedonisë, por është arrestuar nga policia gjermane në afërsi të Nurembergut. Sipas policisë dhe prokurorisë, ndaj tij po hetohet për vrasje me dashje, ndërsa autoritetet po analizojnë motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Sipas dëshmitarit i cili e njeh personalisht familjen, 33-vjeçari njihej për dhunën që ka ushtruar ndaj viktimës dhe kjo e fundit ka qenë e pajisur me urdhër-mbrojtjeje.