Rama jep lajmin e madh për Shqiptarët: Jemi në bisedime me SHBA për…

Në Berlin u mbajt sot konferenca në prag të hapjes së Panairit më të madh ndërkombëtar të botës së turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”.

Kreu i qeverisë tha se Shqipëria është në bisedime me aviacionin federal të SHBA-së për të pasur fluturim të drejtpërdrejtë me Amerikën.

“Nga ana tjetër kemi mjaft kompani ajrore që kanë ardhur dhe që do të vijnë, jemi në bisedime me aviacionin federal të SHBA-së për të pasur fluturim të drejtpërdrejtë. Së shpejti do të kemi Qatar Airways, po kështu kemi dhe fluturime nga Emiratet dhe Arabia Saudite, kështu që pak a shumë kur të doni të vini në Shqipëri ka shumë mënyra”, tha Rama.

Rama nënvizoi po ashtu se çmimet në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës janë shumë të lira.