Rama i tha ‘Leh si qenjt’/ Monika trondit vendin: Te kemi gjetur fijet, do biesh ne toke si

Deputetja Monika Kryemadhi ka reaguar në rrjetet sociale pas komenteve të kryeministrit Edi Rama në emisionin “Opinion” lidhur me situatën e saj të hetimit dhe arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e deputetes Kryemadhit për bisedat e saj me të, të cilin e etiketoi si “peshku i madh” në telefonin e saj. Rama i cilësoi deklaratat e saj si “lehje qensh”, ndërsa shtoi se Kryemadhi momentalisht ka halle dhe nuk debaton me të.

Nga ana tjetër Kryemadhi shkruan në Facebook se ‘ata’ ia kanë Ramës fijen për ta sjellë me këmbë në tokë.

“Pa merak o satelit pa bisht se ne këmbësorët ta kemi fijen për të të sjellë me këmbë në “tokë””, shkruan Kryemadhi në Facebook.