Rekord në Tiranë/ Vajza ulet në gjunjë dhe i propozon djalit për martesë, ai tha… (Video)

Një skenë e pazakontë ka ndodhur sot në zemër të Tiranës, në sheshin “Skënderbej”, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe përdoruesve të rrjeteve sociale.

Një vajzë ka marrë guximin të thyejë traditën dhe t’i propozojë partnerit të saj për martesë, duke u ulur në gjunjë para tij.

Në pamjet e publikuara online, shihet se vajza fillimisht i buzëqesh të dashurit të saj, ndërsa ai duket i befasuar nga gjesti i saj. Pas disa sekondash emocionuese, ajo nxjerr një unazë dhe i drejton pyetjen historike: “A do të martohesh me mua?”

Djali, i emocionuar dhe i surprizuar, nuk vonon t’i japë përgjigjen që të gjithë prisnin: “Po!” Ai merr unazën, ndërsa çifti e kurorëzon momentin me një puthje të ëmbël.

Shihni videon e momentit emocionues më poshtë:

View on Threads