Prej 3 javësh ka ikur nga Shqipëria! E rëndë ajo çfarë po i ndodh Engjëll Agaçit, krahut të djathtë të Edi Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, prej tre javësh nuk ndodhet në Shqipëri.

Newsbomb.al shkruan se Agaçi, tre javë më parë, gjatë një udhëtimi privat në Itali kreu një vizitë shëndetësore për shkak të disa simptomave të papritura dhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, e cila përfundoi me sukses.

Këshilli i Ministrave konfirmoi se faza emergjente tanimë ka përfunduar, por do të duhet koha e nevojshme për të pasur një rikuperim të plotë dhe më pas rikthimin në detyrë të Sekretarit të Përgjithshëm.

Engjëll Agaçi, 56 vjeç, mban funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, të Republikës së Shqipërisë nga data 15 shtator 2013.

Ai është akuzuar shpeshherë nga opozita si avokat i ish-trafikantëve shqiptarë në Irali dhe si firmosës i aferave korruptive të qeverisë, siç janë inceneratorët.