Prag alarmi nga moti ne Shqiperi, gjysma e vendit e bllokuar, e frikshme cfare na pret pas disa oresh

Ministria e Mbrojtjes informon bazuar informacionit të dërguar nga Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU), sot pasdite (e diel data 12) dhe nesër (e Hënë data 13) reshjet e dëborës pritet të përfshijnë zonat Veriore, Verilindore, Qendrore dhe Juglindore të territorit.

Reshjet e dëborës të pasuara nga ulja e ndjeshme e temperaturave dhe ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor.

Sot pasdite (e Diel data 12) priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun Vlorë, reshje intensive në qarkun Gjirokastër.

Reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Korçë, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje mesatare dhe të dobëta deri lokalisht mesatare.

Nesër e (e Hënë data 13) reshjet priten të jenë të dobëta. Reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet.

Në Veri, Verilindje, Qendër dhe Juglindje në lartësitë mbi 300 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, për momente të shkurtra, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
* në bregdet: 5 / 12 °C ;
* në vendet e ulëta: 5 / 10 °C ;
* në vendet malore: -4 / 4 °C

Sot pasdite (e Diel data 12) dhe nesër (e Hënë data 13) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në veri dhe në bregdet deri e fortë.