Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në Top Story. Ai tha me bindje të plotë se para zgjedhjeve të 11 majit do të këtë edhe arrestime të tjera të nivelit të lartë.
“Duam apo nuk duam në SPAK po futet në një fushatë zgjedhore. Edhe para 11 majit do të ketë arrestime të tjera. Gjasat janë se do ketë arresime të nivelit të lartë, pasi po doli fakti do merret menjëherë masa. Prandaj politika po ndihet e kërcënuar para garës elektorale, pasi e dinë, kanë informacione,” tha Karamuço.
Në emisionin Top Story po diskutohet aktualiteti politik, i cili është trazirat nga deklaratat politike, për punën e SPAK apo aludimet për shkrirjen e këtij organi të drejtësisë.
Teksa në rendin logjik, gazetari Alban Dudushi po mbante në diskutim të njëjtën linjë me kryeministrin Edi Rama, moderatorja Grida Duma ka ndërhyrë duke i kërkuar që të tregojë mendimin e tij, jo të Ramës.
Pjesë nga debati mes tyre:
Grida Duma: Je i frymëzuar nga mendimi i Partisë Socialiste. Unë dua qëndrimin tënd, se të Ramës e di. Qëndrimin e Edi Ramës do e përfshi në insert. A do të mbajmë ne konsistencën tonë logjike, se politika nuk po e bën?
Alban Dudushi: Shiko, ne e kemi provuar ca do të thotë të mos kemi SPAK dhe Berisha më këto që po thotë, kërkon ta rikthejmë kohën e pandëshkeshmërisë. E do ti këtë qëndirm? Ky është qëndrimi im.
Grida Duma: Po pra dua tëndin për Ramën, jo të tëndin me Ramën.
Alban Dudushi: Partia Demokratike ndihet e rrezikuar nga SPAK, drejtësinë e kritikojnë ata që kanë konflikt interesi, prandaj kërkojnë shkrirjen.