Policia dhe RENEA mashtruan? Avokati zbulon pse Safet Bajri shkoi vete ne polici, i thane kemi nevoje per

Safet Bajri i cili mbërriti rreth një orë më parë në Drejtorinë e Policisë Tiranë është transferuar në Bllokun e Sigurisë në kryeqytet.

Më herët është raportuar se “i forti” i Shkodrës është arrestuar ditën e sotme me urdhër të Gjykatës së Posaçme GJKKO, por avokati i përgënjeshtron këto lajme duke deklaruar se është paraqitur vetë në drejtorinë e Policisë së Shkodrës.

Kështu hedh poshtë raportimet se Bajri është arrestuar, madje ai shton se askush nuk e ka marrë në telefon për ta thirrur në komisariat.

“Është thirrur për tu marrë një kampion ADN-je. Në momentin e pareë që ka vajtur në policinë e Qarkut Shkodër i është bërë e qartë se duhet të paraqitet në Tiranë për të marrë një kampion ADN-je.

Është paraqitur këtu, në atë atë moment i është prezantuar dhe një masë sigurimi tjetër e cila është për një çështje që është gjykuar një herë. Nuk kam informacione më tepër.

Po e theksoj për mediat nuk është thirr në telefon, është paraqitur vetë në Policinë Shkodër.”