Po mashtron te gjithe! Valbona ne lidhje jashte Big Brother, ja kush ia nxori sekretin

Valbona e cila aktualisht ndodhet në shtëpinë e “BBVA4” dyshohet se është në lidhje jashtë.

Këto dyshime i ka shtuar më tej, Shqipja Hysenaj, opinionistja e “Fun Club” e cila nëpërmjet një deklarate u shpreh se Valbona ka një lidhje jashtë shtëpisë.

“E kam të sigurt, nuk mund ta them me kë, por Valbona ka një marrëdhënie jashtë. Po luan shumë keq!” – u shpreh Shqipja.

Sakaq, motra e Valbonës ka reaguar, duke kundërshtuar këtë deklaratë.

Ajo ka thënë se nuk e di nga e ka marrë Shqipja këtë informacion, por sipas saj, Valbona nuk ka lënë një lidhje të sinqertë jashtë.