Një sherr virtual mes Luiz Ejllit dhe Ronaldo Sharkës ka ndodhur ditën e sotme.
E gjithë situata nisi pas deklaratës së gazetarit Sharka, i cili u shpreh për Luizin se “është një burrë 40-vjeç që rri në lokalet e lagjes dhe bullizon çdo lloj personi”, duke shtuar se krahasimi i Gjestit dhe Luizit i duket sikur “të krahasosh nipin me gjyshin”.
Më pas erdhi dhe reagimi i Luizit, i cili postoi një video të Ronaldo Sharkës teksa thotë: “Kurse unë floket ngjyrosa, që të ngjaj me ty Luiz”. Mirëpo nuk mbaron me kaq.
Gazetari ka reaguar sërish. Ai ka “shpërthyer” ndaj Luizit, duke thënë mes të tjerash se fitues i Big Brother VIP 2 ai u shpall duke mashtruar me sëmundjen e pashërueshme.
“Më mirë BatërFlaj se sa të fitosh duke mashtruar se ke sëmundje të pashërueshme, o 40-vjeçar i papjekur. Mos e ki inatin me mua, unë e kuptoj që kur të ikën fama për poshte e s’ti dëgjon më njeri ato këngë paçavure që bën nuk je rehat dhe më sheh mua nga divani në Fan Club, por famën s’ta mora unë, ta mori Parashqevia me Gjestin. Siç u harrove nga Ethet e të premtes mbrëma dhe Eurovizioni, u harrove dhe tani, shumë shpejt madje”, thotë Ronaldo në InstaStory.
Më pas ai publikoi dhe deklaratën e Luizit asokohe.