Plani gati! Alfred Cako: Edi Rama dhe Sali Berisha sdo të jenë në politikë pas zgjedhjeve, ja kush do sundoje

“Bomba” e konspiracionistit Alfred Cako: Edi Rama dhe Sali Berisha nuk do të jenë në politikë pas zgjedhjeve të 11 majit, ja kush do t’i rrëzojë nga pushteti

Konspiracionisti dhe teoricieni i njohur, Alfred Cako, ka komentuar aktualitetin në vend dhe jovetëm, ndërsa ka paralajmëruar se politika shqiptare do të tronditet. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Alfred Cako ka lëshuar një “bombë” politike, duke parashikuar fundin e dy figurave më të fuqishme të skenës shqiptare, Edi Ramës dhe Sali Berishës, pas zgjedhjeve të 11 majit.

Sipas tij, skenari gjeopolitik po ndryshon rrënjësisht, ndërsa ndërkombëtarët dhe SPAK po përgatiten për të dhënë goditjen fatale që do të tronditë elitën e vjetër politike. Cako e lidh këtë zhvillim me një transformim të madh në politikën globale, ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës nën Trumpin e ri, Rusia dhe fuqitë e tjera po ridimensionojnë aleancat dhe ndikimet e tyre.

Ai paralajmëron se globalistët dhe plutokratët po kërkojnë ta mbajnë nën kontroll Ballkanin, por përplasja e interesave mund të çojë në një përmbysje të paprecedentë në Shqipëri. Sipas tij, Rama dhe Berisha, që dikur u mbështetën nga qarqe të fuqishme ndërkombëtare, mund të gjenden të braktisur dhe të larguar nga skena. Por a është ky fundi i epokës së tyre? Sipas Cakos, përgjigjja është e qartë: 11 maji do të jetë një datë vendimtare për të ardhmen politike të Shqipërisë.

-Z. Cako, largimi i Zelenskyt nga Shtëpia e Bardhë dhe deklaratat e zëvendësit të Trumpit për përfshirjen e tij në fushatën kundër republikanëve kanë shkaktuar tronditje politike. A mendoni se kjo sinjalizon një ndryshim të madh në politikën amerikane ndaj Ukrainës dhe si do të ndikojë në luftën me Rusinë?

Zelenski ka qenë një kukull e sistemit të bankierëve Plutokratë në perëndim. Sot këta Plutokratë nuk i kontrollojnë dy shtete me armët më të shumta nukleare, USA & Rusia. Evropa, e trysnuar nga Plutokratët globalistë dhe sionistët shkurtoi shpenzimet ushtarake pas viteve ’90 dhe këto shpenzime i kaluan për të asistuar emigrantët e luftrave në LM që do t’i dëbonte Izraeli nga tokat e tyre shekullore për tu bërë Izraeli i Madh. Gjatë një shekulli USA & GB kanë shtypur Evropën. Sot ka ndryshuar skema. USA nuk e pranon të kontrollohet nga City of London dhe USA e Trumpit me formulën MAGA ( Make Amerika Great Again) po e çliron Evropën nga ushtria e USA që kontrollohej nga Plutokratët apo globalistët. Pra USA është shkëputur nga tutela e Londrës, e City of London dhe familja mbretërore Ëindsor. Meqenëse Plutokratët duan të marrin në kontroll Rusinë do investojnë për forcimin ushtarak dhe bashkimin e BE e vazhdimin e luftës e shembjen e Putinit me ndihmën e Turqisë dhe Kinës. Pastaj do përpiqen ta mposhtin Trumpin nga brenda dhe nga jashtë me luftë. Trump do përpiqet të kapë Kanadanë dhe Groenlandën. Kjo do shpërthente luftën me Evropën. Po konfigurohet aleanca e madhe bërthamore USA-Rusi dhe Evropë-Izrael-Kinë.

-Kryeministri Edi Rama ka pasur qëndrime të ashpra ndaj Trumpit në të kaluarën, madje duke u rreshtuar hapur me demokratët amerikanë. Duke parë precedentët, a rrezikon ai të përballet me një “mbyllje dere” nga administrata e re republikane, ashtu siç ndodhi me Zelenskyn?

Rama që ka gëzuar mbështetjen e globalistëve po tenton për t’u miqësuar me USA nëpërmjet Melonit dhe në Ballkan ka aleancë me turqit. Berisha po përpiqet të mbajë në Shqipëri neutralë plutokratët e ndërkombëtarë nëpërmjet aleancës me Greqinë. Unë mendoj se as Rama as Berisha nuk do të jenë në krye të shtetit pas zgjedhjeve. Për këtë do të japë kontribut SPAKU dhe ndërkombëtarët.

-Pas arrestimit të Erion Veliajt, kryeministri Rama ka nisur një ofensivë të fortë kundër SPAK-ut, duke e akuzuar për shkelje dhe ndikim politik. A është kjo një shenjë e frikës nga një goditje e mundshme ndaj tij, duke qenë se ai dhe Veliaj përfliten për lidhje me George Soros dhe një rrjet më të gjerë ndërkombëtar?

Globalistët dhe sorosianët do përpiqen të spostojnë amerikanët nga influenca në SPAK dhe ta kërcënojnë Ramën që po përpiqet të ndryshojë karrigen e aleancave. Në këtë linjë mund të ketë goditje nga SPAK ndaj rrethit më të afërt të Ramës, prishje përfundimtare të imazhit të socialistëve dhe humbje të pushtetit të tyre.

Intervistoi: Rigels Seliman