Ditën e sotme Gjykata e Tiranës caktoi masën “arrest në burg” Isuf Hasën, autorin e dyshuar për vrasjen e 81-vjeçarit Xhemal Meta në fshatin Qafëmollë në Tiranë.
Gazetarja Anila Hoxha nga dosja që ka mundur të sigurojë na zbulon se është zbardhur dinamika e ngjarjes së rëndë.
Deri më tani mësohet se Hasa ka qenë mik dhe fqinj me viktimën, me të cilin ditën e ngjares, pak minuta para tmerrit, shijuan së bashku kafenë dhe rakinë e mëngjesit.
Autori i dyshuar në dëshminë etij zbulon se ka arritur në banesë rreth orës 06:00 dhe çekiçin me të cilin ka kryer krimin, e gjeti ambientet e jashtme të banesës së viktimës. Ai dëshmon se e mori me vete atë dhe e fshehu në xhup.
Pasi pinë kafenë bashkë ata dolën për t’u nisur drejt kryeqytetit, ku viktima do takonte familjarët dhe po ashtu edhe autori do takonte vajzat e tij. Por papritmas ky i fundit e ka goditur pas koke me çekiç duke e lënë të vdekur në vend.
Dhe pasi pa shokun e tij të shtrirë në tokë ai i mori portofolin, dhe duke e fshehur çekiçin në xhup, u nis drejt Tiranës.
Si fillim ai u ndalua pak te banesa e njërës prej vajzave, ku i ka dhënë dhe një shumë parash nga ato që i kishte vjedhur viktimës, 2 milionë lekë të vjetra në total.
Më pas ka shkuar te vajza tjetër në Vorë, aty ku ka fshehur një pjesë tjetër parash dhe është ulur të pushojë në orarin e drekës.
Vajza e parë deklaron se ishte konfuze për paratë që i ati i dha, teksa e kishte pyetur se ku i kishte gjetur. Ai i kishte thënë që kredinë që kishte pasur pak kohë më parë, shuma i kishte shkuar në 5 milionë lekë të vjetra, dhe këto para ishin si rezultat i një kredie tjetër që kishte marrë, që sipas tij do ta përdorte për të shlyer të parën.
Ai i kishte kërkuar asaj që çdo muaj t’i jepte nga këto para 15 mijë lekë të vjetra që të paguante këstin e kredisë.
Nga na tjetër mësohet se vazja deklaroi në polici se kishte dyshuar nga mënyra sesi i ati i tregonte versionin dhe më pas e kishte pyetur nëse ishte ai që kishte vrarë fqinjin, gjë të cilin babai ia kishte pohuar.
Pasi policia kishte marrë autorin e dyshuar për të dëshmuar në polici, ajo kishte kontaktuar motrën dhe i kishte thënë që të shikonte në shtëpi se aty kishte para të tjera.
Nga ana tjetër autori i dyshuar ka treguar se krimin e ka kryer sepse kishte mllef ndaj viktimës, pasi sipas tij ai i thoshte: S’je burrë, rri në punë 4 ditë pa ardhur në shtëpi, ku e di ti se çfarë bën gruaja jote kur t’i nuk je në shtëpi?!