Shumë pak ditë na ndajnë nga nisja e spektaklit “Big Brother VIP Albania 4”. Ndërsa përgatitjeve po u vjen fundi, është zbuluar se kush do ta moderojë “Big Brother VIP Fan Club”.
Do të jetë pikërisht ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Heidi Baci që do të prezantojë programin dedikuar
tërësisht detajeve dhe dinamikave të “Big Brother VIP 4” që do të diskutohen nga opinionistë të ftuar në studio.
Kujtojmë se pak ditë më parë u bënë publike dhe emrat e opinionistëve të cilët do të jenë këtë edicion të “Big brother Vip Albania 4”.
Arbër Hajdari kthehet për të katërtin vit radhazi në poltronin e opinionistit dhe risia këtë herë është Neda Balluku si opinioniste.c