Për herë të parë Klinika Stomatologjike Universitare do të qëndrojë e hapur të shtunën e parë të çdo muaji dhe do të ofrojë shërbim vetëm për të moshuarit.
Drejtoresha e kësaj Klinike Belisa Kaleci, në një intervistë televizive, tha se shërbimi për ta është i pandërprere në çdo ditë të javës.
Klinika Stomatologjike Universitare ka 8 njësi shërbimi kryesore: Kirurgji orale, Ortopedi, Ortodonci, Terapi, Pedotonti, Profilaksi dhe, Periodontologji dhe Sëmundje mukoze.
E shtuna do të jetë e dedikuar vetëm për të moshuarit por në përditshmërinë e saj klinika ofron shërbim falas për disa kategori.
Ndërkohë që shërbimi stomatologjik falas po ofrohet edhe në kabinetet dentare në shkolla si dhe me anë të njësive të lëvizshme, të cilat ofrojnë shërbime dentare në qendrat rezidenciale dhe ato ditore të të moshuarve.