Intervista e Xheneta Fetahut në lidhje me Gjestin dhe faktin që ai nuk ka më ‘shans’ të takojë ish banoren e Big Brother Kosova, me të cilën pati një flirt, duket se fsheh disa ‘prapaskena’.
Burime për ‘Pamfleti’ kanë treguar se Xheneta ka patur takime intensive me bordin drejtues të Top Media. Ajo është parë në zyrën e Lori Hoxhës, pinjolles së familjes së famshme tre ditë rresht. Mesa duket ‘pazari’ mes tyre nuk është arritur.
Nuk dimë me saktësi se çfarë është folur gjatë atyre tri ditëve, por duke patur parasysh intervistën e Xhenetës, e cila mohoi kategorikisht një takim me Gjestin dhe aq më pak në Big Brother Albania, na bëjnë të mendojmë se ish banorja e shtëpisë së famshme në Kosovë do ketë kërkuar para për t’u përballur me Gjestin, ose ka patur ndonjë kërkesë, e cila, për ndonjë arsye nuk është plotësuar.
E gjendur në këto kushte, Xheneta dha intervistën ku tha se me Gjestin nuk do të takohet kurrsesi dhe mbi të gjitha loja e tij në BBVA4 i duket njësoj si loja që bënte kur ishte në Big Brother Kosova. Citim i dëgjuar më herët edhe nga Olsa Muhameti, përgjegjëse për Big-un e Kosovës. /Pamfleti