Partia Demokratike kërkon të vijë në pushtet duke rrëzuar qeverinë e Edi Ramës në zgjedhjet e majit në Shqipëri. Demokratët pretendojnë që të sjellin ide të reja, por në fakt me Sali Berishën në krye, duket një kartë e djegur.
Për të kuptuar më mirë situatën e rëndë ku ndodhet PD, mjafton të shihni zyrat e kësaj partie në qytetin e Ersekës. Tomi Pashko, një prej emrave me peshë brenda kësaj dege ka postuar me krenari foto nga zyra e tyre.
Ajo që bie në sy është myku dhe kalbësira që ka pushtuar zyrën e sapo inaguruar. Në fakt duket e habitshme se si mund të pretendojnë të ndërtojnë vendin, kur nuk janë në gjendje të rregullojnë as zyrën e tyre.
Zyra të mykura dhe mendime të kalbura që janë në gjendje ti shfaqin vetëm në rrjetet sociale, pasi në terren nuk gjejnë mbështetje. 2 muaj para zgjedhjeve mund të themi me plot gojë se PD në qarkun e Korcës do ta ketë shumë të vështirë të konkurrojë.
Kur mendon për figurat përfaqësuese si Tomi Pashko mund të thuash me plot gojë se po u bëjnë nder PS dhe po ua shtrojnë rrugën vetë… ose zyrat, por nga ata vendimmarrëse pa myk.