Parashikimi për Qarkun e Tiranës, ja sa mandate do fitojnë Partite, surprizat qe tr*ndisin Edi Ramën

Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e parë zgjedhore për Qarkun e Tiranës. Metodologjia e përdorur është sërish kampion rastësor i shtresëzuar dhe madhësia e kampionit ka qenë 1000 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Qarkut Tiranë, ballë për ballë. Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e parë zgjedhore të Qarkut Tiranë, të Barometrit Euronews-Albania është 15-25 Shkurt 2025.

Pyetja më e rëndësishme politike në matjet e Barometrit për zgjedhjet e 11 Majit është: Për cilën parti do të votonit nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot? Nëpërmjet kësaj pyetje në të gjitha matjet politike arrijmë të lexojmë prirjen e votës së qytetarëve për zgjedhjet e ardhshme. Përgjigjet në matjen e parë për Qarkun e Tiranës tregojnë se: 35.2% e qytetarëve nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot do të votonin Partinë Socialiste; 24.6% e tyre do të votonin Partinë Demokratike.

Qarku i Tiranës ka gjithsej 36 mandate parlamentare. Duke u bazuar në përqindjet e mësipërme dhe duke marrë parasysh metodologjinë e shpërndarjes së mandateve sipas sistemit proporcional rajonal me korrektim kombëtar, një projeksion i mundshëm i ndarjes së mandateve mund të jetë:

  • PS: 13-14 mandate 
  • PD: 9-10 mandate
  • Shqipëria Bëhet: 2-3 mandate
  • Partia Mundësia: 1-2 mandate
  • Lëvizja Bashkë: 0-1 mandat

Është e rëndësishme të theksohet se këto janë projeksione paraprake dhe se shpërndarja përfundimtare e mandateve mund të ndikohet nga faktorë të tillë si:

  • Pjesëmarrja në votime
  • Vendimet e votuesve të pavendosur
  • Koalicionet parazgjedhore
  • Performanca e fushatave zgjedhore

Dhe me radhë si më poshtë, 5.7% e qytetarëve do të votonin “Shqipëria Bëhet”, 4.4% “Partia Mundësia” 2.8% “Lëvizja Bashkë”, 1.5% Nisma Thurje, 1% Partia e Lirisë, 0.9% parti të tjera. Ndërkohë 23.9% e qytetarëve janë të pavendosur për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje. Një pjesë e tyre tregojnë se nuk do të votojnë, një pjesë përgjigjen nuk e di ose refuzojnë të përgjigjen kësaj pyetje.

Krahasuar qytetarët e Qarkut Tiranë me qytetarët në gjithë Shqipërinë për të njëjtën pyetje duket se PS votohet 3.9% më pak në Qarkun Tiranë se në nivel kombëtar (35.2%-39.1%) ndërkohë që edhe PD votohet 3.2% më pak në Qarkun Tiranë se në nivel kombëtar (35.2%-39.1%). Nga ana tjetër të gjitha partitë e reja duket se do të votohen më shumë në Qarkun e Tiranës sesa në nivel kombëtar. Ndërkohë që lidhur me të pavendosurit, në Qarkun Tiranë janë 4.9% më shumë se në nivel kombëtar (23.9%-19%).