Ilnisa Agolli është njëra nga femrat më të përmendura në botën e showbizit.
Ajo aktualisht është e angazhuar me emisionin e saj më të ri në ‘Top Channel’ e cila po merr vëmendjen me paraqitjen e saj, shkruan “Kosovarja”.
Në postimin e fundit Ilnisa shfaqet e mbuluar me shami në kokë, ky veprim i saj është komentuar pafund në rrjet.
Për ndryshe kohës së fundit është përfolur për një krizë na marrëdhënien e saj me Meritonin, por çifti nuk kanë bërë asnjë reagim publik në lidhje me këtë.
Marrëdhënia e çiftit Ilnisa-Meriton, aludohet për një krizë të mundshme prej pak muajsh tashmë, por një ndryshim i fundit ka shtuar dyshimet se çifti mund t’i ketë dhënë fund lidhjes së tyre.
Të dy ish-banorët e Big Brother Vip kanë fshirë fotot me njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe gjithashtu nuk ndiqen më në Instagram.
Së fundmi, Ilnisa bëri një intervistë në emisionin “Ëake Up” në Top Channel. E pyetur në lidhje me këto ndryshime të fundit, Ilnisa u përgjigj shkurt: “Nuk kemi ndonjë lajm të ri”.
E pyetur më tej nëse ajo dhe Meritoni janë mirë dhe të dashuruar, Ilnisa tha: “Si çdo çift normal. Në një shtëpi jemi, edhe zihemi,” duke mos dhënë sërish një shpjegim të qartë nëse dyshja janë ende bashkë ose jo.
Ndonëse ajo nuk konfirmoi një ndarje midis të dyve, ekziston dhe mundësia që thashethemet të orientojnë vëmendjen e mediave ndaj tyre, pasi së fundmi kanë nisur projektet e tyre të reja në karrierë.