Pas dhimbjes së humbjes së bashkëshortes së tij Agron Llakaj i është kthyer normalitetit dhe së shpejti do t’i kthehet humorit ku do të jetë drejtuesi i një spektaktli.
“PaPare Najt” është spektakli më i ri i humorit që do të nisë ku do të ketë rikthime të aktorëve më të dashur të humorit shqiptar,
si Behar Mera dhe Genc Lleshi, Agron Llakaj i cili ka njoftuar nisjen e spektaklit.
“PaPare Najt”…,fillojmë së shpejti këtë show të ri humori, me entusiazëm, shumë pune dhe dashuri!
Prej 12 tetorit, çdo te shtune në orën 21:00 në Vizion Plus.”, ka shkruar ikona e humorit shqiptar, Agron Llakaj.