Parashqevi Simaku në gjendje të rëndë psikologjike, ja cfare kane vendosur ti bejne mjeket

Parashqevi Simaku jo në gjendje të mirë emocionale! Kështu ka bërë të ditur së fundmi vetë biznesmeni Elton Ilirjani i cili po kujdeset për të që në momentin që Elvira Tata e gjeti artisten shqiptare në stacionin e metrosë në New York, në pritje të djalit të saj, Lukës.

Gjatë një interviste për Top Story, Ilirjani ka treguar se pastakimit me të birin, i cili ndodhi dy ditë më parë, Parashqevia ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.

Madje sipas asaj që biznesmeni tha ajo ka pranuar dhe t’i nënshtrohet konsultave mjekësore.

“Në momentin që erdhi mëngjesi dhe do vinte ndarja Parashqevia mendonte se kjo nuk do të ndalonte aty edhe pse ajo e dinte që do të ktheheshin nga kishin ardhur, ishte vetëm hapi i parë, ishte i dhimbshëm, Parashqevia u rrëzua brenda vetes. Unë u gjeta përballë saj me nipin e saj, u munduam ta qetësojmë, ajo pranoi të bëjë edhe një konsultë mjekësore, sot ka qenë e qetë.

Kanë dëgjuar sekuenca në rëndim psikologjik, që ajo nuk është e qartë, e gjitha kjo që ka ndodhur është e dhimbshme dhe e shëmtuar sepse të gjithë njerëzit nuk e kanë ndihmuar, por janë përpjekur ta përplasin mediatikisht në mënyrën më të gabuar. Ajo hynte në Youtube dhe dëgjonte çdo intervistë, aty ka shumë gënjeshtra, trillime.

Gjeja që e vrau më shumë dhe ma tha që më vjen shumë keq që Shqipëria nuk ka ndryshuar dhe ka mbetur ai vendi komunist, në vend që të më mbështesin më shikojnë si pronë. Ajo do të marrë kohën e vet të rehabilimit emocional dhe mendor, ajo grua ka shumë vite në rrugë, ajo grua nuk ka një ID, një analizë gjaku për shumë vite”, tha Ilirjani