Mes emocioneve të forta dhe kthimit në të kaluarën është duke u zhvilluar kjo natë magjike në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Supriza e kësaj nate padyshim që ka qenë Parashqevi Simaku, këngëtarja ikonë e cila iu rikthye shqiptarëve atëherë kur nuk e prisnin.
Me një videomesazh nga Neë York, Parashqevi i është drejtuar shqiptarëve dhe të pranishme në Festivalin Këngës duke u thënë që do të donte të ishte e pranishme në skenën magjike për të përjetuar emocionet që vetëm ajo skenë mund të falë.
“Do të dëshiroja të isha aty me ju. Herën e fundit në skenën e këtij festivali kam interpretuar një këngë të mrekullueshme me titull “Dëgjoma këngën”. Për të gjithë ju, konkurrentët e festivalit 63”, tha shkurtimisht Parashqevi Simaku.
Duke qene se shqiptaret kane kaq dite qe po i kushtojne cdo sekond interesit per shendetin e saj dhe per fatin e saj te keq, nuk u mundua te pakten sikur te sforcohej dhe te fliste shqip.
GJUHA E NENES NUK HARROHET!
Ndërkohë, ishte këngëtarja Jonida Maliqi ajo e cila solli “E duam lumturinë” të Parashqevi Simakut, plot emocione dhe në mënyrë perfekte, ashtu dhe si ajo këngë dhe këngëtarja e meriton.